Teatri “Migjeni” rikthen në skenë komedinë “Gjaja”. Pas premieres në muajin Qershor dhe suksesit në Festivalin “KoKo Fest” ku fitoi dy çmime, tashmë spektatori mund ta shijojë shfaqjen në datat 23 dhe 24 Shtator ora 19:00.
Një komedi e zezë angleze që në lojë ndjek fatet dhe fatkeqësitë e dy hajdutëve të rinj amatorë, të cilët kanë grabitur bankën ngjitur me sallonin e funeralit. E gjithë ngjarja në fund zbulohet dhe nxjerr në pah atë që ishte një prej fenomeneve shqetësuese mesit të shekullit 20, korrupsionit, i cili nuk kursen as vdekjen.
Skena dhe qëndrime që ngjajnë aq aktuale edhe me kohën që jetojmë, ku korrupsioni mbetet një plagë e hapur e shoqërisë.
“Gjaja” e shkruar nga Joe Orton vjen në regjinë e Altin Bashës.