Festivali i 61-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë çel sonte në orën 20.35, siparin e tij në Shkodër. Drejtori i festivali Ermir Zoga dhe mjeshtri i korit Bardhyl Hysa shprehen se zërat më të mirët të trojeve shqiptare janë përzgjedhur për këtë festival që do të mbahet në teatrin “Migjeni” për tri netë me radhë.
Skenari, skenografia dhe gjithçka tjetër kanë një qëllim të vetëm për t’u kuptuar sa më thjeshtë nga fëmijët në festivalin e kengës kushtuar atyre. Risitë do të jenë të shumta këtë vit thonë organizatorët. Festivali mbarëkombëtar i fëmijëve që zhvillohet prej 61 vitesh, është më i rëndësishmi në rang kombëtar por edhe më gjërë.