Festivali shqiptar i kitarës me interpretimet e kitaristit të njohur Denis Bizhga që po udhëton në gjithë Shqipërinë mbërriti me një koncert në qendrën rinore Arka në qytetin e Shkodrës. Bizhga mes pjesëve të kompozitorëve të njohur botëror luajti edhe një pjesë të kompozuar nga vetë ai me motivet të veriut.

Kitaristi Bizhga tregon se Festivali Shqiptar i kitarës është për të promovuar kulturën e mirë shqiptare dhe vendet e trashëgimisë kulturore por edhe muzikën serioze dhe turizmin kulturor.

Bizhga u ndje mirë përpara publikut shkodran.Sfida për muzikën klasike janë të mëdha por kohët e fundit ka disa tentativa për ta kthyer Shqipërinë në një pol të rëndësishëm në rajon.

Festivali shqiptar i kitarës është një aktivitet që synon të përhapë një kulturë dhe edukatë muzikore për brezin e ri. Pjesë e këtyre koncerteve janë edhe instrumentistë të nivelit europian dhe botëror të cilët kanë përformuar në disa qytete të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu