Ballina Kronike Konflikti/ Goditet me sende të forta në kokë 25 vjeçari, shpallet në...

Konflikti/ Goditet me sende të forta në kokë 25 vjeçari, shpallet në kërkim autori

Goditi me sende të forta një 25-vjeçar, identifikohet 38-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen “Qemal Stafa”, ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 38 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i cili dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin O. H., 25 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks