Ballina Aktualitet 1-vit pa profesoreshë Nevila Dibrën. Kolegët e universitetit e përkujtojnë me një...

1-vit pa profesoreshë Nevila Dibrën. Kolegët e universitetit e përkujtojnë me një ceremoni të veçantë

Nevila Dibra e humbi betejën me semundjen e rëndë një vit më parë. Zv/ dekania e fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nuk arriti ta fitojë betejën duke ikur para kohe nga kjo jetë. Në një vjetorin e ndarjes nga jeta miqtë dhe kolegët e saj në universitetin e Shkodrës kanë organizuar një takim në të cilin kanë përcjellë kujtimet e tyre duke I ndarë mes njëri tjetrit në mënyrë emocionale. E pyetur sesi mund ta përkufizonte Nevila Dibrën, pedagogia Brisena Kopliku shprehet se kontributi i saj ka qënë shumë i madh si pedagoge e njëkohësisht edhe si mike. Në përmbyllje të një viti shumë të vështirë më shumë ikje apo dilema Brisena Kopliku u shpreh se mungesa e zv/dekanes Nevila Dibrës është ndjerë shumë. Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë pjesë e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993. Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks