Ambasadorja Yuri Kim në konferencën e Dhomës Tregtare Amerikane deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Shqipërinë, sidomos ndaj sulmeve kibernetike.
Ajo deklaroi se ndërkohë në SHBA po bashkëpunohet me partnerë të tjerë për mbrojtjen ndaj keqdashësve të teknologjive që përpiqen të minojnë demokracinë.
“E dini më mirë se të gjithë ne se për çfarë kanë nevojë qytetarët për një jetë më të mirë e të sigurt. Gjithashtu i dini rreziqet me të cilët përballen çdo ditë si aksesi në shërbime. Ka persona që tentojnë të minojnë demokracinë.
SHBA janë këtu për të ndihmuar dhe na pëlqen të jemi këtu për të ndihmuar. Kjo konferencë është një nga mënyrat. Jam krenare që kemi ndihmuar me masat e sigurisë kibernetike dhe popullit shqiptar. Në SHBA po punojnë me aleatët se si të mbrojmë nga keqdashësit e teknologjive të reja.
Të gjithë kemi nevojë për partneritete mes qeverive dhe sektorëve privat. Ne e dimë që rreziqet janë atje jashtë. Këto regjime autoritare përdorin teknologji për t’i shërbyer objektivave të tyre. Shtete të tjera sponsorizojnë sulme të tjera kibernetike. Jemi të kënaqur që në këtë sallë kemi njerëzit e duhur, persona që kuptojnë rreziqet dhe mund të ofrojnë zgjidhje”, tha ambasadorja Kim.