Vërshime të mëdha kanë ndodhur gjatë të shtunës në Pejë.

Si pasojë e vërshimeve, një nënë dhe djali i saj 5-vjeçar kanë vdekur nё lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë.

Fillimisht nëna u raportua e zhdukur, por më pas u gjet pa shenja jete. Uji i rrëmbyeshëm me vëllim të madh nëpër rrugë, përveç që ka pamundësuar qarkullimin, ka bartur edhe automjetet.

Në pamjet e publikuara shihet se si uji bart automjetet. Ndërsa një shofer, për të shpëtuar nga uji, ka dalë nga dritarja e veturës që e kishte rrëmbyer vala e ujit në rrugë.

Nga Komuna e Pejës, zonat me të rënduara nga vërshimet janë qendra e qytetit, rruga ‘7 shtatori’ si dhe pjesa te Stacioni Trenit.

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik ka thënë se edhe gjatë ditës së diel pritet të mbajë mot i ngjashëm, dhe se gjatë orëve të pasdites do të këtë shkarkime rrufesh.

“Reshje kemi pasur dhe në shumë vende të Kosovës. Por me intensitet më të ulët. Nesër parashihet mot i ngjashme, ndërsa pasdite me shkarkime rrufesh”, ka thënë Aliu. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu