Studentët e Mjekësisë kanë lajmëruar mbajtjen e protestës së radhës paraditen e kësaj të enjteje.
Përmes rrjeteve sociale ata bëjnë me dije se ashtu si 3 ditë më parë se në orën 10:00 do të mblidhen para rektoratit të UMT-së dhe më pas do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Shkak i revoltës së tyre është bërë nisma e qeverisë shqiptare për t’i punësuar ata me detyrim.
Studentët e Mjekësisë jo vetëm kundërshtojnë këtë vendim, por ata shprehen edhe kundër penalizimeve financiare që vijnë me të.
Për ta ky akt është i padrejtë dhe se qeveria në vend që të krijojë ligje për të ndaluar mjekët të largohen jashtë vendit, duhet të përmirësojë kushtet që ata të qëndrojnë.
