Ballina Sociale Festa e Liqenit të Shkodrës

Festa e Liqenit të Shkodrës

Me ftesën “Eja në Shkodër dhe zbulo bukuritë e këtij qyteti” u mbajt për 2 ditë me radhë festa e liqenit. Në brigjet e Shirokës turistike u promovuan traditat e zonës dhe bukuritë e saj, ku nuk munguan sportet ujore, ekspozitat fotografike, artizanati dhe kulinaria. 

Një traditë kjo që çdo vit vjen si një ftesë për ta eksploruar këtë territor të pasur nga natyra, e mikëpritës nga njerëzit që e banojnë.

Megjithëse kushtet atmosferike nuk ishin favorizuese, kjo nuk e pengoi zhvillimin e garave me kanoe. Nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi, të gjithë u bënë bashkë në liqenin më të madh të Ballkanit. 

Drejtuesit e turizmit në bashkinë Shkodër presin që ky sezon turistik të shënojë një rritje me mbi 30% më shumë turistë se një vit me parë.

E vecantë erdhi në këtë ditë edhe ekspozita fotografike me botën e egër të liqenit.

Liqeni i Shkodrës, i cili shtrihet në pjesën shqiptare dhe atë të Malit të Zi, është shpallur Park Kombëtar dhe Zonë e Ramsarit, për vlerat e mëdha të biodiversitetit që mbart. Liqeni i Shkodrës ka një sipërfaqe prej 368 km², nga të cilat 149 km² i përkasin Republikës së Shqipërisë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks