Shkodër/Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri, në familje.

Kanosi me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, për motive pronësie, kapet dhe arrestohet 29-vjeçari.

Sekuestrohen arma me të cilën u krye kanosja, fishekë luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e të arrestuarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një konflikt ndërmjet disa familjarëve mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Kosuri, 29 vjeç, banues në fshatin Gimaj, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, shtetasin Z. Kosuri, 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu