Ballina Aktualitet Lirohet Saimir Tahiri, do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në...

Lirohet Saimir Tahiri, do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi


Lirohet ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit vendosi që Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Matilda Fetahu. 

Kujtojmë se më 4 shkurt 2023, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Lajmi do të përdotësohet…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks