Ballina Kronike Shkuan ta arrestonin, 23-vjeçari bën për spital dy policët në Sarandë

Shkuan ta arrestonin, 23-vjeçari bën për spital dy policët në Sarandë

Dy policë janë dhunuar në Sarandë, pasi kanë tentuar të arrestojnë një 23-vjeçar.

Mësohet se 23-vjeçari Perikli Naçi, i cili është me masën “arrest në shtëpi”, ndodhej jashtë godinës kur është pikasur nga dy policët.

Ata i janë afruar për ta arrestuar, por 23-vjeçari është kundërpërgjigjur duke i dhunuar. Bëhet me dije se bashkë me Naçin kanë qenë edhe disa shokë të tij.

Pak çaste më pas është bërë i mudur lokalizimi dhe shoqërimi në polici i Naçit dhe dy personave të tjerë.

Dy efektivët janë transportuar në spitalin e Sarandës, ku po marrin mjekimin e duhur.

Naçi rezulton i arrestuar një vit më parë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa gjykata kishte dhënë masën “arrest në shtëpi” për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks