Ballina Sociale Maturantët në testin e parë, maturantët do t’i nënshtrohen tezës së provimit...

Maturantët në testin e parë, maturantët do t’i nënshtrohen tezës së provimit me detyrim në 1 qershor

Kjo e mërkurë ishte dita e fundit kur maturantët janë konsultuar me mësuesit për temat që përftuan prej shtatorit

Më 1 qershor ata do të zhvillojnë provimin e parë të maturës shtetërore.

Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili këtë vit do të zhvillohet në ambiente të mëdha. Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

Cdo maturant duhet të paraqitet 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit së bashku me dokumentin e identifikimit.

risi këtë vit është dhe monitorimi i studentëve nga kamerat gjatë provimit e cila ka si qëllim të vëzhgojë dhe dokumentojë të gjithë procesin e provimit, duke rritur transparencën.

Nga ana e institucioneve përgjegjëse janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit.

Pas provimit të gjuhës së huaj maturantët do të japin dhe me datë 7 qershor provimin e Gjuha Shqipe, më datë 13 qershor të Matematika dhe të fundit atë të lëndës me zgjedhje kanë për ta zhvilluar më 19 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks