Ballina Kronike Shoqërohet në polici n/kryetari i FRPD-së së Shqipërisë Arvit Bushati

Shoqërohet në polici n/kryetari i FRPD-së së Shqipërisë Arvit Bushati

Nënkryetari i FRPD-së, Arvid Bushati është ndaluar mbrëmjen e kësaj të marte nga policia. Bushati ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë stadiumit “Loro Boriçi” kur është marrë nga forcat e policisë. Nuk dihet ende motivi i shoqërimit të tij në polici. Arvid Bushati është edhe Drejtor i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Më herët, Arvid Bushati ka qenë i akuzuar për shitblerje votash. Lidhur me këtë është një akuzë ndaj tij dhe tre punonjësve të tjerë të bashkisë. 3 punonjësit janë ndaluar duke transportuar disa qese me ushqime me automjetin e bashkisë së Shkodrës. Sipas hetimeve porositësi ka qenë Arvid Bushati, por ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë në  Shkodër që ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks