Ambasadorja Amerikane Yuri Kim tur takimesh ne veri te Shqiperise. Takime me qytetaret e Shkodres dhe arqipeshkevin imzot Angelo Massafra. Permbyllja e misionit te saj ne Shqiperi po shoqerohet me nje tur vizitash.
Statusi ambasades se SHBA:
🇦🇱 Ambasadorja Yuri Kim vizitoi Shkodrën pas qëndrimit në Tropojë si pjesë e turit të saj lamtumirës në të gjithë Shqipërinë. Ambasadorja Kim falënderoi njerëzit në veri të Shqipërisë që shfaqën historinë dhe karakterin e tyre dhe treguan ç’do do të thotë të jesh i fortë dhe besnik, të ngresh zërin për atë që beson dhe në të njëjtën kohë, të jesh i hapur ndaj botës dhe të tregosh mirësi ndaj të huajve. Ajo tha se u është përgjithmonë mirënjohëse shqiptarëve për mikpritjen, frymëzimin dhe shembullin e tyre.










