Ballina Aktualitet Benet Beci tregon dy ndërhyrjet e para që ka kërkuar për Shirokën

Benet Beci tregon dy ndërhyrjet e para që ka kërkuar për Shirokën

Megjithese ende nuk e ka marre zyrtarisht detyren, Benet Beci tregon dy nderhyrjet e para qe ka kerkuar te realizohen per zonen turistike te Shirokes.

Statusi i plote:


Në Shirokë, me banorë e përfaqësues të bizneseve aty. Mbeturinat, trafiku, parkimet, banjot publike, monitorimi e riparimet në këtë zonë janë çështjet e diskutuara.

Në pritje të zyrtarizimit si kryetar bashkie, kam bërë dy ndërhyrje konkrete.
I kam kërkuar drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe kam marrë garancinë e tij që patrulla e policisë do të jetë e pranishme me kohë të plotë për mbarvajtjen e trafikut dhe parkimeve në zonë.
I kam kërkuar bizneseve në zonë dhe kompanisë përgjegjëse për pastrimin e saj që nxjerrja, grumbullimi dhe heqja e mbeturinave të bëhen në një orar të caktuar çdo natë, duke shmangur qëndrimin e tyre gjatë ditës në kosha, aq më shumë nën temperaturat e stinës.

Dua t’ju siguroj që do të bëj maksimumin që ky sezon turistik të menaxhohet sa më mirë, në dobi të qytetarëve shkodranë, bizneseve në zonë e turistëve që shpresojmë të jenë të shumtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks