Ballina Kronike Arrestohen dy efektivët e “Shqiponjave” në Tiranë, merrnin 100 euro për të...

Arrestohen dy efektivët e “Shqiponjave” në Tiranë, merrnin 100 euro për të shpëtuar shoferin. I gjenden mijëra euro në banesa

Paraditen e kësaj të hënë mësohet se janë arrestuar dy efektivë të repartit “Shqiponja” në Tiranë.

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë nga efektivët e Agjencisë së Mbrojtjes Policore.

Ndaj dy efektivëve rëndon akuza e ryshfetit, pasi mësohet se ayta janë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të arrestuarit janë:

– Inspektor A.C., 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;

– Inspektor, H.XH, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Arrestimi u krye pasi këta punonjës policie u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks