Ballina Aktualitet Thethi, magjia e Alpeve që po frekuentohet në masë nga turistët

Thethi, magjia e Alpeve që po frekuentohet në masë nga turistët

Magjia e Alpeve shqiptare vijon të mahnisë turistët vendas e të huaj. Thethi është kthyer në atraksionin numër një të turizmit malor, ku nga viti në vit numri i vizitorëve ka ardhur në rritje. Duke eksploruar këtë pjesë të territorit shqiptar ato njihen jo vetëm me bukuritë e natyrës por edhe traditat e zonës, ç’ka për shumë prej tyre janë të veçanta dhe që na dallojnë me popujt e tjerë. 

Julja Vatman nga Gjermani

“është hera e parë në Shqipëri dhe po më pëlqen shumë. Ka pamje shumë të bukur dhe njerëzit janë shumë miqësor . Natyra këtu është unike dhe shumë e bukur dhe më pëlqen shumë këtu.

Analia nga Potugalia

“Na pëlqen shumë natyra dhe zgjodhëm të bënim një udhëtim dhe Shqipëria është vendi perfekt. është hera e parë dhe është shumë e bukur. Ngjyra e gjelbërt mbizotëron, uji, çdo gjë duket shumë e bukur dhe njerëzit janë fantastik. Shikova në instagram për Shqipërinë dhe është shumë e bukur se sa e mendova .

Diana nga Porto 

“Në fakt kishim vendosur të bënin kalimin nga  Thethi në Valbonë por pamë borën ende dhe e patëm paksa me frikë . Banorët na këshilluan syrin e kaltër dhe vaskat. Kam qenë më parë dhe në Turqi dhe prandaj kam dëgjuar për Shqipërinë.

Tur operatorët janë munduar nga viti në vit të rrisin ofertën turistike ndërsa flasin per vecoritë dhe sfidat që ka sot zona e Thethit. 

Bukurinë e Thethit po e prish dora e njeriut dhe specifikisht vemendja që tregojnë institucionet. Sapo hyn në fshatin turistik pamja që të ofrohet është kjo, pirgje me mbeturina. 

Parku kombëtar i Thethit sot mban rekord për numrin e turistëve që gjejnë histori, tradita dhe mikpritje. Kisha e fshatit, kulla e ngujimit, syri i kaltër, vaskat, ujëvarat dhe kalimi në shtegun Theth – Valbonë janë vec disa prej vendeve që mund të vizitosh në perlën e Alpeve. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks