Ballina Kronike Shiste armë, AMP ndalon punonjësin e policisë, i sekuestrohet një automatik (EMRI)

Shiste armë, AMP ndalon punonjësin e policisë, i sekuestrohet një automatik (EMRI)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e rajonit Fier-Berat, ka ndaluar punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor Dritan Nano, në Komisariatin e Policisë Skrapar, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh.

Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks