Ballina Kulture Sanfest në Shkodër, festivali risi ku muzika pop dance / house elektrizoi...

Sanfest në Shkodër, festivali risi ku muzika pop dance / house elektrizoi rininë shkodrane

Brigjeve të Bunës erdhi në edicionin e tij të tretë, Sanfest!

Muzika pop dance / house e luajtur nga artistë vendas dhe të huaj krijuan një atmosferë të magjishme në natyrë, për mijëra qytetarët vendas e të huaj që ju bashkuan festës🕺💃 Në festival performuan muzikën më të pëlqyer të momentit, Dj vendas dhe ndërkombëtarë si Hektor Jubani, Ad Disha, Yass, Tattu, Onloooop, Mr Cool, të cilët ndezën kryeqendrën e veriut🎼🎶

▫️SanFest promovon talentet e rinj të muzikës dhe organizatorët e tij synojnë që ky festival të mbahet çdo vit në maj me qëllim që në tri ditë të festivalit Shkodra të shndërrohet në kryeqendrën e turizmit shqiptar, për të promovuar natyrën e bukur, vlerat e trashëgimisë monumentale, historike dhe kulturore, si dhe operatorët turistikë vendas, të cilët u ofrojnë shërbim vizitorëve vendas e të huaj përgjatë ditëve të festivalit. Bashkia Shkodër ka mbështetur organizimin e festivalit duke synuar ta kthejë në një event me përmasa rajonale e më gjërë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks