Ballina Kronike Ishte shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, arrestohet 30 vjeçari

Ishte shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, arrestohet 30 vjeçari

Shkodër

I shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për transportimin e kundërligjshëm të 10 emigrantëve (rast i goditur më 3 shkurt 2023), kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë falë bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për raste të goditura më parë, kanë ndaluar dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, shtetasin e shpallur në kërkim R. S., 30 vjeç, banues në fshatin Golem i Vogël, Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se më datë 03.02.2023, ka bashkëpunuar me shtetasin D. S. (i arrestuar në flagrancë), për transportimin e kundërligjshëm, kundrejt pagesave, të 10 emigrantëve, me qëllim kalimin e kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykata së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks