ADN e gjetur në shtëpinë e Edmond Haxhisë dhe në makinat me qira ‘morën në qafë’ vrasësit e Ardian Nikulajt. Report TV ka zbuluar se kjo është prova më e madhe shkencore e grupit hetimor. Prova ADN-je janë zbuluar për të akuzuarit, përveç pamjeve të shumta nga kamerat e sigurisë. Burimet policore  thonë se janë filmuar takimet e porositësit të vrasjes Edmond Haxhia me vrasësin dhe informatorët, ai i merrte ata gjithmonë nga Rinasi dhe i dërgonte në Shëngjin. Të pestë të huajt kanë qëndruar në disa hotele në zonën e Shëngjinit, si në hotel ‘Besa’, në hotel Rafaelo apo edhe Leon. Pra ata ndryshonin qëndrim për të mos lënë arsye për dyshime.

Burimet konfirmojnë gjithashtu se vrasësi portugez ka hyrë në Shqipëri më 14 shkurt dhe ka dalë së bashku me një anglez nga pika kufitare e Kapshticës në Korçë. Hetuesit dyshojnë se janë në Greqi dhe kjo është frika më e madhe e tyre pasi nuk mund të kërkojnë ekstradimin e tyre nga vendi fqinj, për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit. Nga grupi hetimor konfirmojnë se 4 britanikët e përfshirë në ngjarje kanë pasur vetëm një rol survejues. Pra, kanë ndihmuar në marrjen e informacionit për lëvizjet e viktimës së tyre. Ndërkohë që ende nuk është ndarë nga hetuesit nëse kemi të bëjmë vrasës me pagesë apo thjesht e kanë ndihmuar për shkak të marrëdhënieve të miqësisë. Edmond Haxhia ishte larguar nga Shqipëria që në moshën 7 vjeçare dhe nuk e ka harruar historinë e gjakmarrjes.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar të gjitha levizjet e të dyshuarit si porositës dhe organizues i vrasjes, Edmond Haxhia, sot nën akuzë për vrasjen e Adrian Nikluajt në lokalin e tij “Coral” pasditen e 19 prillit në Shëngjin.

Haxhia ishte larguar drejt Anglisë i vogël dhe nuk dihet nëse vrasjen e pranoi për hesap të kushëririt të tij djalit të hallës Elton Lekstakaj në gjakmarrje me Nikulajt që në 1996. Në nëntor erdhi dhe u fejua me shkuesi, fejuara e të cilit në prokuroi thuhet se nuk ka deponuar asgjë.

Më 14 shkurt në Haxhia me një makinë me qira të marrë në Shkodër, priti portugezin Ruben Saraiva, të cilin e akomodoi në fshatin Kakarriq, pranë shtëpisë së tij, ku dhe ka qëndroi për një kohë të gjatë, deri 2 javë para se të realizonte vrasjen e Nikulajt. Gjatë kësaj kohe, atij iu sigurua një kartë telefoni si dhe u shoqërua disa herë në Shkodër e Shëngjin, për tu njohur me territorin.

Më pas Haxhia pret njeri pas tjetrit po në Rinas të gjithë bashkëpunëtorët britanik, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, ku dhe janë regjistruar nga një kamera sigurie të gjithë së bashku.  Të gjithë këta persona, 4 britanikët dhe portugezi akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje” .

Skuadra, kishte marrë përsipër jo vetëm të realizonin goditjen por të gjithë operacionin nga vëzhgimi, deri tek largimi nga skena e krimit jashtë kufirit të vendit. Qitesi, Ruben Saraiva, hyri në Shqipëri me datë 14 shkurt 2023 dhe u largua mbrëmjen e 19 prillit 2023.

Vrasësi një afro-evropian, nga gadishulli Iberik, për të justifikuar faktin pse ndodhej në Kakariq, sajoi alibinë kishte rënë në dashuri me një vajze nga Shkodra. Por familja e vajzës nuk kishte pranuar lidhjen e tyre për shkak të ngjyrës. Madje dhe motorin  me të cilin lëvizte, e kishte blerë gjoja si dhuratë për të dashurën me rastin e 14 shkurtit. Për të mos lënë gjurme motori është blerë në internet nëpërmjet rrjetit të shit-blerjeve “Merrjep.al”.

Vëzhguesi ishte Harry Simson, një anglez nga Birmingham me dhjetëra precedentë penalë.  Bashkë me Steven Hunt po nga Birminghami , i siguruan portugezit momentin e saktë kur duhej të qëllonte Nikulajn. Në kamera, Hunt hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë.  Ai është fiksuar duke filmuar me celular ambientet e jashtme të hotelit. Ka fjetur edhe në restorant Rafaelo, për tu vendosur më pas në hotel Besa. Shtetasi britanik ka bërë edhe një tërheqë parash nga bankomati me vlerën 300 mijë lekë shqiptare.

I paraqitur si turist, anglezi qëndronte ne barin e viktimës apo luante bilardo në verandën e jashtme, nga ku e kishte vetëm pak metra vendqëndrimin e Ardian Nikulajt. Pamjet filmike tregojnë se skuadra e pushkatimit ishte koordinuar për ta kryer atentatin që të martën e dates 18 prill, por përfundimisht u realizua vetëm në 19.

 Ditën e mërkurë, me 19 prill 2023, kamerat e sigurisë kane riregjistruar vrasësin portugez qe te shfaqet ne hyrjen e pallatit ne oren 11:37 minuta te paradites. I veshur shume trashe dhe me jelek antiplumb. Në pjesën e kokës ai ka përdorur edhe kapuç edhe skafandrin e motorrit. Gjate kësaj kohe anglezi është pozicionuar ne verandën e jashtësme ku ndodhet bilardo. Ai shfaqet para kamerave ose duke pire birre i vetëm ose duke luajtur bilardo. Anglezi ka ndjekur lëvizjet e viktimës nga momenti kur ai ka ardhur në lokal.

Vëzhguesi ka përdorur direkt aparatin celular për komunikim, ndërsa vrasësi ka përdorur kufje te vendosura ne vesh. Sapo Nikulaj ka mbetur i vetëm, vëzhguesi i ka kërkuar vrasësit te afrohet. Por papritur, Nikulaj çohet nga tavolina lëviz 15 metra përpara duke folur ne telefon. Vrasësi pas dhe te pres një moment te dyte. Ne orën 13:20, anglezi bën telefonatën e fundit duke dhënë sinjalin se është koha e duhur. Ardiani sapo është ulur ne tavoline, krejt i vetëm, me shpinë nga dera duke mos kontrolluar as hyrjen e restorantit. Një telefonate e papritur i tërheq vëmendjen.

Vrasësi përshkruan rrugën nga hyrja e pallatit ku qëndronte i fshehur, hyn ne lokal, vepron ne befasi te plote duke mos i dhëne asnjë mundësi viktimës për tu mbrojtur. Ai qëllon 7 here me një pistolete tip Zastava, i drejton armen rojës se lokalit si mase mbrojtëse kundër ndonjë reagimi dhe largohet me vrap. Vrasësi portugez, përshkon me vrap distancën drejt motorit, hipën ne te dhe largohet qetësisht fillimisht drejt Lezhës dhe pastaj ne aksin kombëtare Lezhe – Shkodër duke ndaluar ne fshatin Kakarriq.  Po atë mbrëmje, ne oren 21:25 minuta kamerat e pikës së kalimit kufitar Kapshtice, e kane regjistruar vrasësin portugez dhe tre anglezë, duke kaluar kontrollin me pasaporte ne dore dhe me këmbë ka hyre në brendësi të kufirit grek.  Ndërsa spiuni Hunt menjëherë pas atentatit, ka vrapuar drejt hotel “Besa” ku qëndronte dhe me dy taksi, ka shkuar ne Rinas ku dhe është larguar drejt Britanisë. Edmond Haxhia, pasi u sigurua se i gjithë grupi i ekzekutimit doli nga territori shqiptar, një dite më pas, mbrëmjen e 20 prillit u largua me avion nga Rinasi drejt Britanise se Madhe. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu