Sheshi perreth teatrit “Migjeni” po transformohet fale punimeve qe kane nisur prej javesh nga Bashkia Shkoder. Tashme tempulli i artit dhe kultures do te kete nje pamje krejt tjeter. Kryebashkiaku Spahia pa nga afer punen bashke me arkitekten italiane qe ka realizuar projektin.
Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe jam i lumtur që sheshi i teatrit “Migjeni”, këtij tempulli të artit dhe kulturës shqiptare po merr pamjen që meriton.
Ky do të jetë standarti që do të ndjekim për çdo investim që do të realizojmë. Bashkia Shkodër këtë bashkëfinancim me Raiffaisen Bank do ta pasojë me të tjera bashkëpunime për t’i dhuruar Shkodrës projekte të bukura dhe në dobi të komunitetit. Bashkëqytetarët i ftoj t’i ruajmë dhe promovojmë këto investime, si një model që do të shtrihen në të gjjthë territorin e bashkisë Shkodër.