Gjykata caktoi masën e arrestit me burg për 18-vjeçarin Aksel Hoxha i cili akuzohet se ka vrau me thike 20-vjeçarin Stivens Toshkëzin 4 ditë më parë.
Ndërkaq ditën e djeshme edhe adoleshenti tjetër i përfshirë në këtë ngjarje Enzi Maze, u la në burg me akuzën për bashkëpunim në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, i cili u godit për vdekje me thikë pas shpine nga 18-vjeçari Aksel Hoxhaj.
Ngjarja ndodhi 4 ditë më parë afër gjimnazit “Partizani” në Tiranë, ndërkohë për krimin në pranga ka rënë tashmë të dy autorët e dyshuar. Aksel Hoxhaj, 18-vjeçari i përfshirë në masakrimin me thika të Stiven Toshkesit, në orët e para të mëngjesit të së hënës, bashkë me bashkëmoshatarin Enzi Maze, i dha fund arratisë pas krimit. I riu u vetëdorëzua këtë të enjte në Policinë e Tiranës për tu përballur me përgjegjesinë ligjore për sulmin me pasojë vdekje pranë shkollës “Partizani”. Ishin negociatat e policisë me familjarët, që bindën të riun të dorëzohet.
Kamerat e sigurinë në zonë fiksuan krimin e dy të rinjve.
Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkësin për t’u sqaruar dhe jo për ta plagosur me thikë.