Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e së hënës, ku tre të rinj të përfshirë në një konflikt motivet e të cilit janë ende të paqarta ka degjeneruar në përdorimin e thikave në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Si pasojë e plagëve të marra nga sulmi idy 18-vjeçarëve, policia e Tiranës bën me dije se ka humur jetën një 20 vjeçar.

Ai quhet Stivens Toshkësi. Toshkëzi ka ndërruar jetë në spital, ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq mësohet se dy autorët janë shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj. “Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu