Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e oficerit të policisë gjyqësore në Tiranë, Sokol Canameti.

Përmes një njoftimi, SPAK shprehet se 48-vjeçari i ka kërkuar shtetasit E.K i cili ndodhej i arrestuar dhe nën hetim për drogë, 2 mijë euro në këmbim të lënies të lirë.

Babai i të hetuarit ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh dhe ia ka dhënë oficerit Canameti, më 10 tetor të vitit 2022.

“Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim S. C., me detyrë oficer i policisë gjyqësore, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, pasi zyrtari i policisë gjyqësore, i hetuari S. C., duke ushtruar presion ndaj të arrestuarit E. K., i ka kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë.

I hetuari E.K., ka vënë në dijeni menjëherë të atin, të hetuarin F. K., i cili nëpërmjet njohjeve të tij, pasi ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh, ja kanë dhënë të hetuarit S. C. rreth orës 17.30-20.00 të datës 10.10.2022. Me veprimet e tyre shtetasit E. K. dhe F. K. dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu