Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vushtri, Kosovë. Një fëmijë 5-vjeçar është gjetur i vdekur, ndërsa dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga arma e zjarrit, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë dhe gëzhoja.
Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Rajonit të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.