Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar pasditen e sotme në një aksion në Elbasan.
Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Aksioni është bërë për llogari të SPAK.
Kontrollet po bëhen me qëllim kapjen e Suel Çelës në kërkim pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani
Forcat Speciale RENEA në bashkëpunim me forcat e DVP Elbasan kanë zbarkuar në tregun agro- ushqimor në Elbasan. Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.
Aksioni i zhvilluar te zona e njohur si tregu AgroUshqimor,ende nuk dihet saktësisht cfarë fokusi ka. Tregu është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës, i cili është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi akuzohet se ka porositur vrasje. Edhe më herët forcat RENEA kanë mesyrë në këto ambiente për të ushtruar kontrolle.