Në Kuvend diskutohet sot marrëveshja e sigurisë mes Shqipërisë, Britanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot marrëveshja me Emiratet është thjeshtë shkëmbim të dhënash.

Ai theksoi se Shqipërisë i duhet një marrëveshje ekstradimi me këtë shtet, pasi Dubai është kthyer në strehën e shumë personazheve të krimit të organizuar shqiptar.

“Çfarë është kjo marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe? Dubai iu thotë gjë, banda e Durrësit, banda e Elbasanit, të gjitha bandat në këtë vend kanë gjetur parajsën e tyre në Dubai, në Emirate.

Ministrin e Brendshëm e kuptoj që thotë unë e kam bërë punë time. Kjo marrëveshje është shkëmbim të dhënash, që kanë dalë në mexhlis, që i ka kushdo sot në internet, të banditëve dhe gjithçka. Dhe kjo quhet një arritje? Do të duhet të ishte imazhi i Shqipërisë, teksa Emiratet kanë kërkuar këtë marrëveshje do të thotë se atyre iu ka lindur një problem. Shteti shqiptar do të duhet të kërkonte diçka tjetër, marrëveshjen e ekstradimit. Ministri nuk tregoi nëse ka kërkuar një marrëveshje ekstradimi me Emiratet. Kjo tregon mungesë vullneti për të luftuar krimi.

Është e vërtetë ajo që Salianji ka thënë këtu kërcet dyfeku, atje hapet shampanja. Kjo është një kambanë alarmi. Është kjo kapje nga krimi? Është parajsa për banditët. Nëse do të sillni një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e keni votën tonë.

Problemi më i madh është fakti i pengesave që i keni nxjerrë SPAK-ut. Kanë thënë ata që ka problem me zgjatjen e procedurave. E pra, ndaj kësaj marrëveshje kaq të thjeshtë fshihen kanë probleme të mëdhaja. Parajsa kriminale është atje. Sa të kërcasë prapë kallashi i radhës është një nder që duhet ta bëjmë që sot”, deklaroi Alibeaj. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu