U shit me buje se u pyeten grupi parlamentar dhe kryesia, por ne partine demokratike te grupit Alibeaj duket se vendos vetem ai dhe 2 emra te tjere. Drejtuesi i vules qe flet per ze shumice, vendos i vetem dhe kete e ka denoncuar ne emisionin “Te paekspozuarit” deputeti Dash Sula. Ai tha se per bashkine Vau Dejes kane qene te gjithe njezeri kunder vendosjes se kandidates, duke mbeshtetur Zef Hilen. Por cuditerisht ne 12 pa 5, limitet e fundit te kohes Enkelejd Alibeaj ka dorezuar kandidaturen e Klomentina Drinit. Sula e ka cilesuar skandal kete gje, ndersa deklaroi se mbeshtet kandidatet e Berishes ne 14 Maj, perfshire edhe Belind Kelliqin ne Tirane.