Një alarm është dhënë në policinë e Pogradec pasi një shtetas ka vendosur një send të dyshuar poshtë një mjeti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2, pranë prokurorisë së qytetit. Burime bëjnë me dije se ka qenë roja i prokurorisë që ka lajmëruar policinë.
Rreth orës 3:30 të mëngjesit ai ka vënë re një shtetas duke u shtrirë përtokë e duke vendosur dicka poshtë makinës.
Fillimisht është dyshuar për eksploziv, është sjellë nga Tirana grupi i shpërthimeve të kontrolluara, ndërsa pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk është tritol, por një aparat GPS.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Eris Çekani, i cili kohët e fundit ka patur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec, ku më i fundit ishte aksidenti kokë më kokë në Elbasan.
Nga ana e policisë, janë sekuestruar të gjitha kamerat në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e personit që ka vendosur Gps, e për të zbardhur më tej rrethanat.