Këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social ‘Instagram’, teksa ka shprehur përkrahjen e saj kundrejt kryetarit të bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

Kokëdhima shpjegon ndër të tjera se nuk e njeh personalisht kryetarin e bashkisë, por mbështet atë në sajë të punës që ka bërë për qytetin dhe katër-putroshat e Shkodrës, duke krijuar strehën e parë në Shkodër për qentë e rrugës.

“Unë personalisht nuk e njoh. Por njoh për punën e mirë që ka bërë për qytetin dhe për shkodranët, hapi strehën e parë e kafshëve në vend. Mirësia është baza për çdo të mire. I vetmi zyrtar publik që ka fituar respektin tim” shkruan Kokëdhima.

Kujtojmë se Spahia teksa lajmëroi ngritjen e kësaj strehëze, ju bëri thirrje të gjitha bashkive të vendit të tregohen më njerëzorë me kafshët e rrugës, e jo të ndjekin rrugën më të shkurtër, atë të eliminimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu