Kavaja u trondit mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personave.

Edmond Gosa dhe Altin Rexha mësohet se kanë pasur një konflkikt çasti mes tyre dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin.

Njëri ka qëlluar me  pistoletë dhe tjetri  ka qëlluar me thikë dhe për pasojë  të dy  personat e përfshirë në konflikt kanë humbur jetën.

Mësohet se me armë ka qëlluar Altin Rexha nga Kukësi ndërsa me thikë Edmond Gosa nga Kavaja.

“Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu