Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në Malësinë e Madhe ku forca të shumta policore kanë zbuluar një plantacion me sera ku kultivohej lënda narkotike.

Në këtë foto ekskluzive e siguruar nga Ora News shikohet mbi 15 sera kanabisi të krijuara ku brenda tyre rriteshin kanabis sativa.

Në këto sera policia ka arritur të zbulojë mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa në proces rritjeje dhe disa te tjera të thara të cilët qëndronin në atë zonë.

Sipas informacione policore, operacioni i policiseë ka ardhur pas kotrolleve qe uniformat blu bëjnë në territore malorë në kuader të planit të masave antikanabis.

Sipas burimeve policore janë ndaluar disa persona, mes tyre edhe punonjes të Ujësjellësit të Bajzës pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Operacioni në fjalë është zhvilluar nga forcat policore të Komisariatit të Malësisë së Madhe dhe DVP Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu