Ballina Kronike Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet në ajër. Efektivi lajmëron policinë

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet në ajër. Efektivi lajmëron policinë

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në lagjen Guerrile të Shkodrës.

Burime për newspower bëjnë me dije se është qëlluar në ajër. Ka qënë një efektiv policie i zonës që ka lajmëruar policinë.  Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. 

“Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit,” njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks