📍Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia priti në një takim ambasadorin e Spanjës 🇪🇸 në Shqipëri🇦🇱 z.Alvaro Renedo Zalba.

Kënaqësi të takohesha me një dashamirës të Shqipërisë, ambasadorin spanjoll në vendin tonë z.Alvaro Renedo Zalba dhe bashkëshorten e tij. Për shkak të detyrave që ka mbajtur, ai ka ndjekur prej kohësh ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Folëm për këtë proçes dhe rolin që luan pushteti vendor, tejet i rëndësishëm për fazat e mëtejshme të anëtarësimit në familjen evropiane. Në gjysmën e vitit, Spanja merr presidencën e radhës të BE dhe ambasadori shprehu dëshirën që të zhvillohen një sërë aktivitetesh në Shkodër.

I impresionuar nga Shkodra, me ambasadorin Spanjoll dakordësuam të zgjerojmë fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu