Ballina Sociale 13 të martat e Shna Ndout, rikthehet linja e trenit Shkodër –...

13 të martat e Shna Ndout, rikthehet linja e trenit Shkodër – Laç

Nëse në botë shërbimi hekurudhor është një prej transporteve që përdoret në masë nga qytetarët, për shqiptarët prej vitesh ka mbetur kujtim i së shkuarës. Treni rikthehet me udhëtime të kufizuara vetëm për të martat e Shna Ndout, që edhe këtë vit nga 14 Marsi rifutet në funksion linja Shkodër – Laç. Nisja për qytetarët që kryejnë këtë pelegrinazh do të bëhet në orën 06.00 të mëngjesit ndërsa kthimi në orën 13.00.

Përvojave e viteve të shkuara me sulme ndaj trenit prej adoleshëntëve ku ka patur thyerje të xhamave, ka bërë që drejtoria e hekurudhës, njësia Durrës, t’i drejtohet me kërkesë zyrtare policisë së Shkodrës për vendosjen e një patrulle policie.

Janari i 2024-es shënon nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurushës së re Han i Hotit – Vorë, ku me përfundimin e saj treni nga 40 km/orë që lëviz sot, do të ketë shpejtësi 120 km/orë. Ky standart i ri pritet të rikthejë në funksion të plotë shërbimin hekurudhor shqiptar, duke ju përshtatur standarteve evropiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks