Influencerët më të mëdhenj shqiptarë për rininë e sotme janë padyshim reperët.

Gjuha e egër e denigruese, fjalori i pisët i përdorur në tekstet e tyre dhe modeli që përcjellin tek të rinjtë, nguliten në mendjen e këtyre të fundit të cilët me çdo kusht duan t’u përngjajnë duke postuar në rrjetet sociale të njëjtat gjëra me idhujt e tyre.

Fama është përgjegjësi e madhe që duhet mbajtur mbi supe e duhet menaxhuar siç duhet për më tepër kur fansat që të suportojnë janë në moshën e adoleshencës. Por çfarë rruge merr ky fiksim i të rinjve kur të famshmit promovojnë akte të rrezikimit të vetë jetës së tyre të cilët më pas kopjohen dhe merren shembull nga ndjekësit e tyre?

Përgjigja është aksidenti i ndodhur në mbikalimin e Saukut ku tre të rinj humbën jetën tragjikisht si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën drejtuesi i mjetit udhëtonte.

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video e reperit shqiptar Noizy të bërë virale në rrjetet sociale ku në TikTok ka marrë më shumë se 400 mijë shikime.

Në këtë video reperi shihet teksa i jep me mbi 224 km/h Ferrarit të tij dhe një tjetër person i cili është pasagjer e filmon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu