Kjo është Mirjam Hasani, mësuesja nga Shkodra e cila pas 40 vitesh punë në arsim feston 7 marsin e fundit. Nga duart e mësuese Mirjamit, e cila është në prag të pensionit dolën breza të tërë nxënësish të cilët i edukoi me përkushtim. Të parët që e urojnë janë nxënësit e saj të klasës së pare.

Mësuese Mirjami erdhi nga Durrësi në Shkodër dhe pasi u martua nisi punën në vitin 1984 në zonën malore të Rapshës në Malësinë e Madhe bashkë me bashkëshortin. Ajo tregon se në katër vitet e para shpesh herë ecte për orë të tëra duke rrëfyer vështirësitë e asaj kohe.
Pas Rapshës, Mirjam Hasani erdhi në shkollën “Xheladin Fishta” për të dhënë mësim në këtë shkollë në të cilën nisi rrugën e dijes në vogëli.

Fillim vitet ’90 dhe viti i mbrapshtë 1997 ishin dy moment të vështira por mësuese Mirjami zgjodhi që të bëjë mësim edhe në ato kushte.
Në 40 vite punë, 61 vjeçarja e cila është në prag të pensionit tregon se ka arsimuar breza të tërë nga e njëjta familje.

Me shumë nostalgji e respekt kujton brezat e mësuesve që gjeti në shkollën 9-vjeçare “Xheladin Fishta” në të cilën jep mësim prej 36 vitesh pa ndërprerje.
Një keqardhje ndjen për shkollat që po bashatisen nga emigrimi por edhe lindjet gjithnjë e në rënie.

Mësuese Mirjami në fund ka një mesazh për brezin e ri të nxënësve, prindërve dhe mësuesve.

Ky brez i artë mësuesish si Mirjam Hasani të cilët largohen nga sistemi arsimor për shkak të moshës së pensionit do t’i mungojnë shkollave shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu