Pasi fitoi zgjedhjet ne komunen e Tuzit, Nik Gjeloshaj i eshte drejtuar me nje mesazh banoreve te kesaj komune ku shkruan:

Të dashur bashkëqytetarë,

Dëshiroj t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe për vlerësimin e zhvillimit të Malësisë duke votuar për Forumin shqiptar.

Votat tuaja nënkuptojnë se ne kemi punuar me përkushtim, përgjegjësi dhe ndershmëri në dobi të të gjithë qytetarëve tanë.

Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj diasporën tonë, për përkushtimin dhe pjesëmarrjen e madhe për të votuar për zhvillimin e atdheut të tyre.
Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar kontributin e vëllezërve tanë nga diaspora dhe gjithçka që kanë bërë që atdheu i tyre të mbetet në duart e duhura, në duart në të cilat Malësia do të vazhdojë me projekte kapitale dhe zhvillimore.

Së bashku, ne dëshmuam se disa individë nuk mund t’i përçajnë vëllezërit përmes ndarjeve artificiale, ne dëshmuam se Malësia është e bashkuar dhe e zhvilluar.

Më imponon shumë fakti që kemi fituar një numër të madh të votave në vendvotimet ku ndodhen qytetarët tanë të kombësive që nuk janë shqiptar, ku kjo deshmon se të gjithë qytetarët kanë parë rezultatet e punës, programit dhe strategjisë sonë zhvillimore.

Forumi shqiptar është një koalicion i të gjithë shqiptarëve dhe shqiptarët janë Zot shtëpie të vendit të vetë dhe ne kemi një traditë mijëravjeçare të harmonisë dhe bashkëjetesës multietnike me të gjithë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen, përmes mundësive të barabarta për gjithë qytetarët tanë.

Humbësit kanë vetëm një obligim, t’i kërkojnë falje Malësisë për përpjekjen e përçarjëve fetare, dhe të shkojnë në pension, sepse gjykimin për veprimet e tyre e dhanë qytetarët në mënyrë demokratike dhe të ndershme në zgjedhjet e së dielës.

Malësia është krenare për bijtë dhe bijat e saj dhe Forumi shqiptar do të vazhdojë me krenari dhe fuqimisht zhvillimin e atdheut tonë të dashur.

Forumi shqiptar me 18 këshilltarë, bashkë me Demokratet në krye me Shtjefën Camaj dhe këshilltarin boshnjak Adnan Pepiq, në total 20 këshilltarë do të drejtojnë Malesinë në 4 vitet e ardhshme!

Nik Gjeloshaj

———————

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu