Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alia” janë duke u realizuar provat nga orkestra simfonike rreth koncertit që do të zhvillohet në fund të muajit. Dirigjenti i orkestrës Jetmir Barbullushi tregon detaje rreth këtij koncerti dhe ecurisë së tij.
Ndërkohë për Markelian Kapedanin ky koncert vjen I ndjerë për të pasi në skenë do të vihet një pjesë e papublikuar më parë e babait të tij Gjon Kapedani.
Bruna Lleshi si drejtore e orkestrës tregon se ky koncert do të sjellë edhe emra të huaj përveç atyre shqiptar.
Koncerti në të cilin po punohet pritet që të vijë pranë spektatorit shkodranë në fund të muajit mars.