🪵🔥Masat e marra për furnizimin e popullsisë me dru zjarri, parandalimi i prerjes së paligjshme dhe dëmtimi i pyjeve .
Sot një takim në nivel qarku, me pjesëmarrjen e drejtuesve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe përfaqësuesve të sektorëve vendorë përgjegjës për pyjet, Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

🌳🪓Theksova në takim detyrimin që kanë të gjitha bashkitë për të zbatuar rigorozisht legjislacionin në fuqi, lidhur me hartimin dhe miratimin e Planeve të Mbarështimit të Ekonomive Pyjore, të vlefshme për 10-vjet, që janë dokumentat bazë për qeverisjen, zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve.

🌳🌳Gjithashtu, një detyrim tjetër që kanë bashkitë është hartimi i planeve operacionale vjetore, të cilat garantojnë planifikimin e punimeve, zbatimin, kontrollin apo monitorimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor, publik apo privat, brenda territorit të tyre administrativ.

🌳🪵Një zgjidhje e qëndrueshme afatmesme e afatgjatë, së pari do të garantonte kapacitete më të mëdha grumbulluese për sigurimin e druve për zjarr, si dhe do të stabilizonte tendencën në rritje të çmimit e druve, që është një shqetësim i drejtë i qytetarëve.

✅️Dakortësuam që së shpejti, të organizohet një takim në Ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit, në prani të specialistëve të ministrisë dhe specialistëve të bashkive, me qëllim analizën e aspekteve të nevojshme për një amendim ligjor. Ndërhyrjet e propozuara do të rrisin mundësinë e furnizimit, do zgjerojnë mundësinë e konkurrencës dhe do të ndikojnë në stabilizimin e çmimit të shitjes së druve të zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu