Katër persona janë konfliktuar fizikisht me një shtetas, për t’i marrë një shumë parash që ky i fundit iu kishte borxh. Mësojet se një prej tyre është arrestuar, ndërsa tre të tjerët po procedohen në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, si edhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. A., 20 vjeç, K. K., 19 vjeç dhe E. A., 31 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi, janë konfliktuar fizikisht me një shtetas, për t’i marrë një shumë parash që ky i fundit iu kishte borxh”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu