Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një mobileri në Arrameras të Fushë Krujës.
Raportohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materjale.
Tritoli është vënë në ambjentin e shtetasit Bujar Caraci në anën e pasme të objektit pasi përpara ka patur kamera.
Ndërtesa është e shtetasit Bujar Caracit dhe i është dhënë me qera dhëndrit të vellait, shtetasit Desar Çangu, 28 vjeç, nga Larushku.
“Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.”, njofton policia.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.
Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.