Në korrik të vitit 2018, pas një mbledhje të përbashkët në Shkodër, qeveria Shqiptare dhe ajo e Malit të Zi, nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një pike të re kufitare në Zogaj-Skje, që do të lidhte në pak minuta Shkodrën me trevën shqiptare të Krajës në Mal të Zi. 6 vite pas këtij nënshkrimi dhe kur pala malazeze e ka kryer detyrën e saj, më në fund edhe Shqipëria ka nisur investimin që i takon, atë të rrugës Shirokë – Zogaj, me një gjatësi prej 6,5 km deri në pikën kufitare që lidh dy shtetet. Ky investim e kthen Zogaj në një pol të rëndësishëm turistik dhe ekonomik për Shkodrën.
Me bypasin që është menduar nga projektuesit për të mos hyrë në qendër të fshatit, kjo zgjidhje shmang prishjet por i jep Zogajve një mundësi për ta kthyer në një fshat të mirëfilltë turistik.
Rruga Shirokë – Zogaj, me një gjatësi prej 6,5 km, l do të jetë e gjërë rreth 10 metër, me dy korsi, me korsi të dedikuar për biçikletat, me ndriçim dhe të gjitha elementët që e bëjnë këtë segment jo vetëm një rrugë panoramike buzë liqenit por edhe një artierie e rëndësishme që lidh dy vendet Shqipërinë dhe Malin e Zi duke shkurtuar rrugën nga Shkodra në Krajë në vetëm 11 km.