Në portin e Durrësit mbrëmjen e se martes është zhvilluar një operacion, ku brenda një anije u gjet dhe u sekuestruan 50 mijë litra naftë kontrabandë.
Bëhet me dije se operacioni u zhvillua nga anti-kontrabanda detare në bashkëpunim me policinë kufitare, ku në anijen “Leon” u gjetën 50 mijë litra naftë kontrabandë.
Mësohet se nafta vinte nga vendet e Lindjes dhe ishte planifikuar për tu hedhur në treg. Në lidhje me këtë policia ka arrestuar Shpëtim Canin, 43 vjeç si dhe Roland Canin, 41 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë përkatësisht kapiten dhe marinar i anijes “Leon”.
Vijon…