Ballina Aktualitet 4 kandidatë për Drejtor të Policisë së Shtetit me probleme në figurë,...

4 kandidatë për Drejtor të Policisë së Shtetit me probleme në figurë, priten përjashtime nga gara!

Të paktën katër nga kandidatët në garë për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit rezultojnë me probleme në pastërtinë e figurës, një ndër kriteret kryesore për përzgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme.

Burime për Newspower.al bëjnë me dije se Ministria e Brendshme ka përfunduar verifikimet për kandidatët, duke kërkuar informacion nga institucionet ligjzbatuese, përfshirë SHISH dhe SPAK, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas të njëjtave burime, disa prej aplikantëve nuk kanë kaluar filtrin e integritetit dhe për këtë arsye nuk pritet të përzgjidhen në krye të Policisë së Shtetit. Nga lista prej 14 kandidatësh, të paktën katër prej tyre rezultojnë me probleme në këtë aspekt.

Pas emërimit të drejtorit të ri, pritet edhe një valë e re reformash dhe “spastrimi” në radhët e Policisë së Shtetit. Ky proces pritet të realizohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe SPAK-ut, me qëllim forcimin e standardeve të integritetit dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet e sigurisë.

Zhvillimet e fundit tregojnë se gara për drejtimin e Policisë së Shtetit po shoqërohet me verifikime të rrepta dhe një filtër të fortë për kandidatët që synojnë këtë post kyç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks