Policia në Lezhë ka arrestuar një 19-vjeçar, që me një motomjet pa targa shpërndante lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Vijon zbatimi i masave në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli 2”.

Goditet një rast i shitjes së cannabisit, në doza. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me motomjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari Eraldo N. që shiste dozat e cannabisit. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që iu gjet këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik. Sekuestrohet edhe motomjeti pa targa, të cilin ky shtetas e përdorte për këtë veprimtari kriminale. Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në aksin rrugor Lezhë-Milot, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një motomjeti, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi lëvizjen në drejtim të qytetit të Lezhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu