Ballina Bota Shqipëri – Itali operacion kundër mashtrimit me kriptovaluta, nga Tirana u vodhën...

Shqipëri – Itali operacion kundër mashtrimit me kriptovaluta, nga Tirana u vodhën miliona euro


Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare e SPAK ka finalizuar një operacion në fushën e mashtrimit me kriptovalutë.

Me urdhër të Prokurorisë së Pordenone janë lëshuar tre masa ndalimi e pesë kontrolle e inspektime në territorin shqiptar.

Nën sekuestrim në Tiranë kanë kaluar dy call center dhe 60 komputera.

Ndaj tyre rëndon akuza e mashtrimit me kriptovaluta.

Mashtrimi mendohet se ka shkaktuar një dëm disa miliona euro. Më pas parate përfundonin ne llogari te ndryshme bakare në Estoni, Qipro.Gjermani, Lituani dhe Holandë.

Si prova janë 42 mijë biseda telefonika të përgjuara 90 mijë kontakte telefonike, mëson gazetarja e Ora News, Alba Kepi. Pritet që sot të ketë një konferencë për median lidhur me detajet e operacionit “Dream earning” (“Fitimet e ëndërruara”)

Hetimet kanë nisur në 2020. Mbi 200 janë viktimat e mashtrimit. 

Telefonatat bëheshin nga numra angleze përdoruesve italianë.

Klientëve u propozoheshin aksione në Amazonë kundrejt 250 eurove.

Menpas kërkonin instalimin e një programi ne kompjuter dhe më pas merrnin kontrollin e plotë të kompjuterit. Më pas ata arrinin të hynin më llogaritë bankare dhe u bllokonin.

Ata kërkonin komision për zhbllokimin e llogarisë bankare. Viktimat paguanin “taksën”  me shpresën se do rimerrnin paratë e investuara.

Flitet për 10 milionë euro të transferuara nga llogaritë bankare të italianëve drejt Shqipërisë dhe më pas transferoheshin drejt llogarive bankare në shtete të ndryshme.  

Por kjo shumë mund të jetë vetëm maja e ajsbergut pasi vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale.

Rreth 1 Terabajt trafik telematik që kalonte përmes serverit u analizua gjatë operacioneve të përgjimit telematik. 

Si rezultat i aktivitetit në Tiranë u sekuestruan dy call center me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjuter personal dhe dy serverë të lidhur me stacionet e punës.

Në të njëjtën kohë në Itali u sekuestrua edhe serveri i përdorur nga shoqata për të errësuar gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks