Jemi në muajin tetor, por koha dhe tempraturat vjojnë të jenë si në verë në vendin tonë, kjo ka bërë që pushuesit të vijojnë dhe të shijojnë bregdetin.
Dhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë, në Velipojë, Vlorë dhe Durrës, ka ende pushues vendas, por edhe të huaj që shijojnë bregdetin në një kohë që temperaturat vijojnë të jenë të larta deri në 27 gradë Celsius.
Bregdeti i Adriatikut këtë fundjavë është frekuentuar nga shumë pushues kryesisht nga Kosova. Të apasionuarve pas detit u mjafton një ditë e ngrohtë për të shijuar bregdetin në çdo periudhë të vitit.






